Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, paraqitet në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, paraqitet në
Majlinda Bufi/ foto arkive

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ,SPAK.

Kujtojmë që në prill të 2023-shit, Emels Xhaxhaj, kryetar i degës së Partisë Demokratike në Roskovec nga grupimi i Sali Berishës, depozitoi një kallëzim në SPAK për kryebashkiaken Majlinda Bufi.  Bufi është e marrë e pandehur për veprën penale “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike”.

Në shkurt SPAK dha pretencën për të dhe kërkoi 18 muaj burg. Nga analiza e akteve dhe provave të  administruara, gjatë hetimeve të kryera për këtë procedim penal, rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike.

Kryebashkiakja e Roskovecit është denoncuar publikisht gjithashtu dhe nga demokrati Gazment Bardhi lidhur me me një tender për karikimin e makinave elektrike me vlerë miliona euro si edhe për ndërtimin e një termocentarali në zonë bujqësore. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese