Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka nisur një aksion në të gjitha plazhet e Vlorës për lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin.
Gjatë kontrolleve në terren janë konstatuar dhjetëra subjekte që kishin vendosur çadra dhe shezlongë mbi numrin e lejuar, në shkelje të kontratave dhe lejeve përkatëse.
Si rezultat i verifikimeve, autoritetet kanë sekuestruar çadrat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe kanë liruar hapësirat publik.
Sipas AKB-së, aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim përgjatë gjithë vijës bregdetare, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake. Qëllimi i tij është garantimi i respektimit të ligjit dhe sigurimi i aksesit të lirë të qytetarëve në plazhet publike gjatë sezonit turistik.
Ky aksion vjen një ditë pas inspektimit në terren të ministrit të Turizmit, Blendi Gonxhja, në Vlorë.
