Hapësire reklamuese

Bota

Teherani del fituese nga marrëveshja SHBA-Iran?! Trump plas keq pas raportimeve: Budallenjtë po mendojnë se nuk isha i ashpër (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Teherani del fituese nga marrëveshja SHBA-Iran?! Trump plas keq pas
Foto ilustruese: Donald Trump

Pas raportimeve të bëra nga mediat e huaja të cilat përcollën se nga marrëveshja SHBA-Iran, përfituese në këtë mes del Teherani, presidenti amerikan ka reaguar ashpër.

Në një postim të bërë mesditën e sotme në faqen e tij në “X” Trump shprehet se budallenjtë po mendojnë se ai nuk ishte i ashpër me Iranin.

"Këta budallenj që mendojnë se nuk isha mjaftueshëm i ashpër me Iranin kur Tregu i Bursave sapo arriti një nivel rekord dhe çmimet e naftës po 'bien', janë ose xhelozë, njerëz të këqij, ose budallenj. BËJENI AMERIKËN PËRSËRI TË MADHE!!! President DJT", shkroi presidenti amerikan.

Postimi i Donald Trump: 

Teherani del fituese nga marrëveshja SHBA-Iran?! Trump plas keq pas
 

Reagimi rrufe i Trumpit erdhi menjëherë pasi në mediat amerikane iu dha zë marrëveshjes së dy vendeve nga ku u nënvizua se Teherani përfiton më shumë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese