Hapësire reklamuese

Bota

SHBA-Iran nënshkruajnë marrëveshjen e paqes të premten, REAGON Papa Leo: Falenderimet i takojnë Zotit, shpresoj që lufta të mbarojë

Shkruar nga Newsbomb
SHBA-Iran nënshkruajnë marrëveshjen e paqes të premten,
Ilustrim: Donald Trump, Papa Leo, flamuri Iranian

Papa Leo ka vlerësuar këtë të martë marrëveshjen e përkohshme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës rajonale në Lindjen e Mesme.

Pasi jo shumë kohë më parë Papa “zemëroi” Trump pas kritikave në lidhje me luftën në Iran, është shprehur se shpresonte që marrëveshja do t’i jepte fund këtij konfkilti më shumë se 3 muaj të gjatë njëherë e përgjithmonë.

“Falenderimet i takojnë Zotit që të dy fuqitë janë gati të formalizojnë marrëveshjen e tyre të premten. Do të ketë ende disa pika për t’u zgjidhur, por është gjithmonë më mirë ta bëjmë këtë përmes dialogut, përmes negociatave dhe jo duke u rikthyer në luftëShpresoj që kjo të jetë vërtet një zgjidhje për luftën, që lufta të ketë mbaruar vërtet dhe që ne të mund të ecim përpara”, u tha Papa gazetarëve ndër të tjera jashtë rezidencës së tij në Castel Gandolfo, Itali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese