Presidenti Donald Trump deklaroi sot se marrëveshja paraprake e arritur me Iranin është “e drejtë” dhe “e mirë”, duke theksuar se ajo nuk parashikon investime apo transferta financiare drejt Teheranit dhe se garanton angazhimin e Republikës Islamike për të mos zhvilluar apo siguruar armë bërthamore.
Në deklarata të shkurtra për mediat, Trump u shpreh se marrëveshja e nënshkruar me Iranin “duhet të jetë e suksesshme”.
Ai bëri të ditur gjithashtu se pas nënshkrimit të planifikuar për të premten, do të nisë një fazë e dytë negociatash mbi programin bërthamor iranian, e cila sipas tij, “në fakt do të jetë më e lehtë”.
"Ne kemi një marrëveshje që është e drejtë. Është një marrëveshje e mirë", përsëriti ai, duke theksuar më tej se teksti nuk nënkupton investime ose pagesa në favor të Iranit.
"Ne kemi të drejtë të hyjmë një ditë dhe të bëjmë diçka nëse dua të bëj diçka ose nëse dikush dëshiron të bëjë diçka. Por ne nuk po investojmë para. Ne nuk kemi detyrim të investojmë para në Iran", u mbrojt udhëheqësi.
