Hapësire reklamuese

Bota

Termet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë, banorët braktisin banesat nga frika (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Termet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë,
Dëmet e shkaktuara nga tërmeti

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë goditi këtë të martë Indonezinë, duke tronditur një pjesë të ishullit Sulaëesi.

Si pasojë e lëkundjeve të forta, të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë raportuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Tërmeti ishte aq i fortë sa detyroi banorët të braktisnin banesat dhe të strehoheshin në zona të hapura brenda dhe përreth qytetit Palu, kryeqendrës së provincës Sulaëesi Qendrore.

Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihen momente paniku, ku qytetarët nxitojnë të largohen nga zonat e rrezikuara menjëherë pas goditjes së tërmetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese