Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarr i madh në një biznes në ambientet e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, tymi pushton zonën (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr i madh në një biznes në ambientet e ish-Kombinatit
Zjarri

Një zjarr i madh ka përfshirë një një biznes në ambientet e ish-Kombinatit Metalurgjik në dalje të qytetit të Elbasanit. Si pasojë e zjarrit, është shkaktuar një ndotje e madhe në të gjithë zonën.

Raportohet se flaket janë hapur me shpejtësi në të gjithë biznesin, ku shtëllunga të dendura tymi janë përhapur në të gjithë zonën përreth.

Edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur të gjitha automjetet dhe efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Elbasanit, të cilët janë angazhuar në operacionin për izolimin dhe shuarjen e flakëve, duket se situata mbetet ende emergjente.

Ende nuk ka një reagim zyrtar dhe nuk dihet nëse ka të lënduar apo shkaqet që çuan në këtë zjarr të fuqishëm.

Ndërsa vijon puna për shuarjen e zjarrit, ndërsa gjithashtu pritet që të ketë edhe një reagim në lidhje me këtë ngjarje.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese