Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTOLAJM/ Skandal në Porcelan, administratori i rezidencës "ERLI" lyen me graso shkallët e sheshpushimit, që të mos luajnë fëmijët

Shkruar nga Newsbomb
FOTOLAJM/ Skandal në Porcelan, administratori i rezidencës
Shkallet dhe sheshpushimi i Rezidences Erli, te lyera me graso

Një situatë e pazakontë raportohet nga zona e Porcelanit në kryeqytet, ku administratori i rezidencës "ERLI Concept", ka lyer me graso shkallët e sheshpushimit dhe muret anësore, për të mos lejuar fëmijët që të luajnë.

Siç shihet dhe nga kjo fotografi, administratori ka lyer me graso lubrifikuese automjetesh shkallët e sheshpushimit dhe murin anësor, që fëmijët, por dhe grupmoshat e tjera, as të mos luajnë dhe as të mos qëndrojnë në ambientet e dedikuara për pushim.

Një skandal që tregon një sjellje tinzare të administratorit rezidencës "ERLI Concept", i cili duket se më tepër kërkon të largojë banorët që dalin të çlodhen në ambientet e sheshpushimit dhe parkun e gjelbëruar, sesa të pengojë fëmijët të luajnë.

FOTOLAJM/ Skandal në Porcelan, administratori i rezidencës
Shkallet dhe sheshpushimi i Rezidences Erli, te lyera me graso/ © VNA

Shkak mendohet se është bërë hapja e ambienteve të biznesit në katin 0 të pallateve, të cilat shërbejnë si kafene dhe bar-restorant, raporton newsbomb.al.

Në një kohë kur qeveria shqiptare ka ndërmarrë një aksion mbarëkombëtar për të liruar hapësirat publike nga zaptimi i paligjshëm i pronarëve të bizneseve të shërbimit, administratori në fjalë po bën të kundërtën.

Ai po vë në dispozicion të bizneseve katin 0 dhe sheshpushimin e përbashkët, bashkë me ambientet rekreative e çlodhëse, duke gjetur mënyra skadaloze për të përzënë fëmijët dhe grupmoshat e tjera që kalojnë pasditen në rrugicat e kompleksit.

Newsbomb.al mëson se rezidenca "ERLI" është ndërtuar nga shoqëria "ERLI Concept" SH.PK, e cila është në pronësi të biznesmenit Egert Disha, pasi sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ai zotëron 100% të kuotave të aksioneve.

Gjithashtu, kjo kompani e themeluar në vitin 2010 dhe që pretendon se ka aktivitet të konsoliduar në industrinë minerare dhe sektorin e ndërtimit, thotë se synim të vetëm ka ndërtimet cilësore, arkitekturën moderne dhe cilësinë e jetesës. Realiteti në fakt, tregon tjetër gjë...

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese