Patriarkana e Aleksandrisë dhe e Gjithë Afrikës, me vendim të Patriarkut Theodhor II të Aleksandrisë, ka pezulluar nga detyra mitropolitin Panteleimon të Ptolemaidit, pas një incidenti të ndodhur në Athinë.
Vendimi u njoftua nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga Sekretariati i Patriarkatit, i cili i referohet një "ngjarjeje të trishtueshme" që ndodhi në kryeqytetin grek.
Edhe pse njoftimi nuk jep detaje të mëtejshme rreth natyrës së incidentit, vendimi patriarkal tregon seriozitetin me të cilin po trajtohet rasti nga administrata kishtare.
Mitropoliti Panteleimon u arrestua në Athinë nga policia greke, pas akuzave se ai po kryente akte të pahijshme dhe po ekspozonte organet e tij gjenitale ndaj qytetarëve që kalonin aty pranë .
Sipas të dhënave zyrtare dhe raporteve të policisë, incidenti ndodhi në Petralona të Athinës. Mitropoliti u dërgua në Departamentin e Sigurisë për t'u përballur me akuzat kundër tij.
Pezullimi i pacaktuar është një nga masat më serioze administrative që mund t'i vendoset një kleriku të rangut të lartë.
Ai nuk përbën dënim dhe as nuk paragjykon rezultatin e çështjes, por ka për qëllim të sigurojë funksionimin e duhur të Kishës dhe të mbrojë prestigjin e institucionit derisa të përfundojnë procedurat e përcaktuara hetimore.
