Një tjetër megaoperacion është zhvilluar në orët e fundit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka firmosur 10 masa sigurie “arrest me burg” për persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sipas informacioneve paraprake, aksioni i gjerë i autoriteteve shqiptare ka goditur një organizatë kriminale që dyshohet se ka operuar për disa vite në disa shtete të Amerikës Latine dhe Europës, duke shtrirë aktivitetin e saj në Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Hetimet kanë dokumentuar veprimtarinë e grupit gjatë periudhës 2019-2021, periudhë në të cilën anëtarët e dyshuar akuzohen se kanë qenë të përfshirë në trafikimin e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike nëpërmjet një rrjeti të mirëorganizuar ndërkombëtar.
Në kuadër të këtij megaoperacioni, SPAK ka urdhëruar jo vetëm arrestimin e personave të përfshirë, por edhe sekuestrimin e disa pasurive të “majme” të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.
Burime bëjnë me dije se në sekuestro janë vendosur pasuri me vlera të larta, përfshirë prona, llogari bankare dhe asete të tjera që dyshohet se lidhen drejtpërdrejt me fitimet e gjeneruara nga trafiku i drogës.
Lajmi i përditësuar

