Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Marta Kos foli qartë”, Rama: Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin lidhur me Sazanin dhe Zvërnecin

Shkruar nga Newsbomb
“Marta Kos foli qartë”, Rama: Komisioni Europian
Edi Rama dhe Marta Kos

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka deklaruar se Komisioni Evropian është njohur në detaje me të gjithë procesin administrativ të dokumentuar që lidhet me projektet në Sazan dhe Zvërnec.

Në postim Rama shprehet se të gjitha procedurat janë zhvilluar në mënyrë transparente dhe dokumentacioni përkatës i është vënë në dispozicion institucioneve evropiane.

“Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin e Zvërnecin dhe vetë Komisionerja Marta Kos ka folur qartë për të gjithë ata që duan t’i referohen fakteve”, shkroi Rama.

Ndërsa ditën e djeshme Marta Kos, bëri të ditur se qeveria shqiptare i ka garantuar Komisionit Evropian se projekti turistik me vlerë mbi 1.4 miliardë euro, i lidhur me Jared Kushner, do të zbatohet në përputhje me standardet evropiane të mbrojtjes së mjedisit.

“Ne kemi marrë garanci nga qeveria e Shqipërisë se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet evropiane të mjedisit do të respektohen”, tha Kos gjatë një konference për shtyp.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese