Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Marrëveshja e paqes SHBA-Iran! Nga amëpushimi te hapja e Ngushticës së Hormuzit, çfarë pritet të ndodhë tani

Shkruar nga Newsbomb
Marrëveshja e paqes SHBA-Iran! Nga amëpushimi te hapja e
Foto ilustruese

Presidenti Donald Trump dhe zyrtarët iranianë kanë arritur një marrëveshje paraprake paqeje për t'i dhënë fund luftës, ku pika qendrore është heqja e bllokadës detare të SHBA-së dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit.

Por më tej marrëveshja parashikon ndalimin e operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë këtu edhe Libanin, e përpos rihapjes së Hormuzit, edhe nisjen e negociatave për një marrëveshje përfundimtare mbi programin bërthamor irnaian.

Sipas kryeministrit pakistanez Shahbaz Sharif, marrëveshja shënon fundin e operacioneve ushtarake në të gjitha frontet dhe hap rrugën për një proces diplomatik që synin stabilizimin e rajonit. Nga ana e Teheranit, zëvendësministri i Jashtëm iranian deklaroi se negociatat kanë qenë të gjata dhe intensive, duke zgjatur rreth 14 deri në 15 orë. Sipas tij, pas diskutimeve të fundit me ndërmjetësit nga Katari, është finalizuar teksti i memorandumit që do të shërbejë si bazë për procesin e ardhshëm politik dhe diplomatik.

Sipas informacioneve të publikuara, marrëveshja parashikon armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, heqjen graduale të bllokadës detare, nisjen e negociatave 60-ditore për programin bërthamor iranian, si dhe krijimin e një mekanizmi monitorimi për zbatimin e angazhimeve nga të dyja palët.

Megjithëtatë pikat e plota të marrëveshjes zyrtare nuk janë bërë ende publike.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese