Foto nga deputetët
Deputetët e opozitës janë paraqitur këtë të enjte në Kuvend ndryshe nga seancat e mëparshme, duke mbajtur pankarta në duar.
Ky veprim duket se është frymëzuar nga protesta e qytetarëve që po zhvillohet prej ditësh në Tiranë.
Me këtë formë simbolike, deputetët kanë zgjedhur të përcjellin mesazhin e tyre politik brenda sallës së Kuvendit, duke ndjekur të njëjtën mënyrë proteste që është përdorur për 18 ditë me radhë në rrugët e kryeqytetit.
Në këtë mënyrë, opozita synon të përballet me mazhorancën përmes një akti simbolik, duke e zhvendosur frymën e protestës nga rruga në Kuvend.
Sondazh
Poll
