Hapësire reklamuese

Aktualitet

Iu gjetën kallashnikov, armë gjahu dhe qindra fishekë, bie në pranga 43-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Iu gjetën kallashnikov, armë gjahu dhe qindra fishekë, bie
Foto ilustruese

Blutë e komisariatit nr.6 në Tiranë kanë finalizuar operacionin e koduar “Guns”, ku kanë arrestuar në flagrancë një shtetas 43-vjeçar me inicialet S.A.

43-vjeçari në fshatin Allgjatë të kryeqytetit brenda banesës së tij mbante të fshehura 2 armë, 2 krehra armësh dhe qindra fishekë.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 6, operacioni i koduar “Guns”, kundër armëmbajtjes pa leje.

Mbante në banesë, në fshatin Allgjatë, 2 armë, 2 krehra armësh dhe qindra fishekë, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.

Sekuestrohen 1 kallashnikov, 1 armë gjahu, krehrat dhe municioni.

Si rezultat i një hetimi të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me synim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi të dyshuar për posedim të kundërligjshëm të disa armëve, u finalizua operacioni i koduar “Guns”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Allgjatë, Vaqarr, u gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov, AK-47), 2 krehra dhe 81 fishekë kallashnikovi, si dhe 1 armë gjahu me 24 fishekë, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese