Hapësire reklamuese

Aktualitet

U zhduk dy javë më parë, gjendet i hedhur në HUMNERË trupi i pajetë i Eglant Koçit

Shkruar nga Newsbomb
U zhduk dy javë më parë, gjendet i hedhur në HUMNERË
Eglant Koci

Policia dyshohet se ka arritur të bëjë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të  Eglant Koçit, 34-vjeçarit i cili  u zhduk pa lënë gjurmë rreth dy javë më parë. Një trup i dekompozuar është identifikuar përmes dronit në humnerë në fshatin Cerujë , teksa mësohet se alpinistët e RENEA-s po zbresin për tek vendi i identifikuar.

Kujtojmë se i dyshuari kryesor i vrasjes së tij është miku i tij Armand Shakaj.  Eglant Koçi humbi kontaktet me familjen më 4 qershor, një ditë më vonë i vëllai iu drejtua policisë për të bërë kallëzim për zhdukjen. Nga hetimet u zbulua se më 7 qershor, ishte gjetur motori i Koçit,  pranë Sheshit Wilson.  Lëvizjet e të dyshuarti kryesor Armand Shakaj, kanë qenë shumë shqetësuese, pasi u bënë publike pamjet kur ai u pa me motorin e 34-vjeçarit, i veshur me të bardha duke lëvizur i pashqetësuar.

Automjeti me të cilin Armand Shakaj dyshohet se është transportuar 34-vjeçari i marrë peng, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, me njolla gjaku në të. Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese