Hapësire reklamuese

Politikë

"Ju erdhi fundi", protestuesit rrethojnë befasisht Parlamentin, deputetët mbeten të bllokuar në oborr, Garda dhe Policia shtojnë masat e sigurisë

Shkruar nga Newsbomb
"Ju erdhi fundi", protestuesit rrethojnë befasisht Parlamentin,
Protestuesit rrethojnë befasisht Parlamentin

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë mbetur të bllokuar për disa momente në oborrin e institucionit, pasi protestuesit kanë mësyrë befasisht nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit", drejt rrugës "Xhorxh Bush".

Kryetari Niko Peleshi ka mbyllur me urgjencë seancën plenare, ndërsa protestuesit kanë arritur me shpejtësi në shëtitoren përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Menjëherë, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë shtuar masat e sigurisë, për të shmangur çdo përplasje të mundshme, ndërsa turma thërriste në kohë "ju erdhi fundi" dhe "jepni dorëheqjen".

Vlen të theksohet se ky episod është mbyllur pa asnjë përplasje, pasi kryeministri dhe deputetët janë larguar me shpejtësi me makinat e tyre, duke devijuar nga rrugët ku ishte turma. Ndërkohë disa ministre dhe disa deputetë kanë kaluar në krah të turmës.

Mes tyre nuk ka pasur tensione, por qytetarët u janë drejtuar politikanëve që u kalonin pranë me fjalët "hajdut, hajdut".

I vetmi incident është regjistruar në përpara selisë së Partisë Demokratike, ku militantët e kësaj force politike kanë provokuar qytetarët teksa ata thërrisnin në kor "Rama në burg, Berisha në burg". Me dy gishtat lart dhe fjalë fyese, ata kanë rrezikuar të përplasen me qytetarët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese