Hapësire reklamuese

Politikë

“Të pastrohet nga kalbësirat, kufomat dhe veshja poltike”, deputeti Bido për protestat: Ata të rinj janë energjik, por s’mund të jetë zbrit ti nga kali të hipi unë

Shkruar nga Newsbomb
“Të pastrohet nga kalbësirat, kufomat dhe veshja poltike”,
Ardit Bido

Deputeti socialist i Qarkut të Vlorës, Ardit Bido ka dhënë një deklaratë për mediat në kohën ndërmjet ndërprerjes së seancës plenare për shkak të tensioneve. Bido është pyetur nga gazetarët në lidhje me protestat e zhvilluara prej 19 ditësh tashmë nga qytetarët, teksa është shprehur se ai nuk mbështet veshjen politike të protestës nga e djathta apo partitë e vogla.

“Unë mohoj veshjen politike të Doktorit që pamë pak më parë, të Belerit që dëgjuam më herët edhe në Parlamentin Europian, të Omonias që e pamë pak më parë, të Redi Muçit i cili ka aksione ne Arameras edhe na bën pro ambientit, dhe pastaj natyrisht nuk flet dot për Çamërinë sepse është Vorio Epiriot-ist edhe të gjithë atyre të tjerëve të cilët duan t’i veshin kësaj proteste elemente të cilat janë anti-kombëtare. Në këtë pikë ajo çka unë kam bërë thirrje dhe vazhdoj ta bëj si thirrje është në dy drejtime në radhë të parë ndaj protestuesve të cilët  duhet të pastrojnë protestën e tyre nga të gjitha këto që kanë kundër interesit kombëtar që të arrijnë qëllimin e tyre,

E dyta është ndaj elitës poiltike të këtij vendi, përfshirë ndaj Partisë Socialiste që na takon ne, edhe nëse nuk pastrohet nga këto elemente të dallojmë dhe të bëjmë ndarjen mes kërkesave të drejta të arrijmë të dallojmë dhe t'i japim zë përfaqësimi një brezi i cili ndihet i papërfaqësuar dhe të denoncojmë këtë teatralitet”, është shprehur ai ndër të tjera.

Ndërsa më tej i pyetur në lidhje me kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e Kryeministrit, ai është shprehur: "Unë nuk e shoh dot me sloganizëm një protestë unë shoh një grup të madh energjik, kreativ i cili ka shqetësime reale në të cilat ne duhet të reflektojmë, nëse do të besoja që unë të kërkoja ndryshimin e emrave të veçantë s'do të kisha mbajtur këtë qëndrim, sepse një protestë që kërkon, zbrit ti nga kali të hipi unë nuk është protestë.

Ajo protestë nuk është kaq, dhe mos e zvogëloni në kaq, sistemi që ne kemi është demokraci liberale, doni në kalojmë në mbretëri? Sistemi zgjedhor është tjetër gjë. Nëse e shohim protestën si elitë dhe të marrim shqetësimet e saj nga një brez që ndihet i papërfaqësuar dhe që të bëhet kjo duhet që protesta të pastrohet nga këto kalbësira politike dhe kufoma politike.”

Ai ka dhënë edhe një koment në lidhje me dy aksionet e fundit të SPAK mes një debati me një prej gazetarëve teksa u shpreh si sipas atij Struktura e Posaçme po bënte punën e vet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese