Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRAT/ Emërohen Shefat e Komisariateve, nga 1-shi dhe 4-ra e Tiranës, te Shijaku, Vlora, Laçi e Mirdita

Shkruar nga Newsbomb

EMRAT/ Emërohen Shefat e Komisariateve, nga 1-shi dhe 4-ra e Tiranës,

Kryepolici Skënder Hita ka firmosur urdhrat e emërimit për 12 drejtuesit e rinj të komisariateve të vendit, duke e nisur nga dy të Tiranës dhe më pas të tjerët në rrethe. Menjëherë pas testimit dhe shpalljes së fituesve, sot ka ardhur edhe emërimi.

Thirrja është shpallur një muaj më parë dhe të gjithë kandidatët e interesuar u janë nënshtruar rregullave të përcaktuara nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, i cili ka vlerësuar dhe përmbushjen e kritereve nga kandidatët me gradë Kryekomisar, Nënkomisar dhe Komisar.

- Ervin Hasrama – Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë

- Florenc Sulçe – Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë

- Feliks Hodaj – Shef i Komisariatit të Vlorës

- Emiljan Pashaj – Shef i Komisariatit të Korçës

- Elton Shahini – Shef i Komisariatit të Krujës

- Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit të Laçit

- Arben Sulaj – Shef i Komisariatit të Lezhës

- Andi Deda – Shef i Komisariatit të Shijakut

- Bilal Selmanaj – Shef i Komisariatit të Dibrës

- Elvis Peza – Shef i Komisariatit të Mirditës

- Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Matit

- Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit të Bulqizës

Newsbomb.al raportoi ditë më parë se nga 76 kandidatë që kanë shprehur interes për të marrë drejtimin e Komisariateve të vendit, testimin deri në fazën përfundimtare e kanë kaluar 54 kandidatë.

Redaksia siguroi edhe listën zyrtare përfundimtare të kandidatëve që janë miratuar nga Komisioni i Vlerësimit në Policinë e Shtetit, për të marrë drejtimin e  Komisariateve të vendit të cilët kishin mbetur pa drejtues.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese