Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Selvija mban amanetin e Shpat Kasapit: Dhjetëra këngë që la pas, të cilat flasin për mallin e fëmijëve nga gurbeti, publikohen së shpejti

Shkruar nga Newsbomb
Selvija mban amanetin e Shpat Kasapit: Dhjetëra këngë që la
Selvije Jao e Shpat Kasapi

Selvije Jao, partnerja e këngëtari të ndjerë Shpat Kasapit ka zbuluar se pavarësisht se artisti është ndarë nga jeta në një moshë të re, së shpejti të gjithë do të kemi mundësinë për të dëgjuar dhjetëra projekte muzikore që ai la pas.

Përmes një postimi të bërë në Instagramin e saj, Selvija zbuloi se Shpati ka lënë pas këngë që flasin për mallin e fëmijëve në gurbet, të cilët ëndërrojnë për t’u kthyer në shtëpi, atje ku i pret femra që u dha jetë, nëna.

“Ah Shpat, të qanë të gjithë nënat shqiptare dhe sot po i lë botës një këngë që flet për mallin e një djali në gurbet, që ëndërron ditën kur do të kthehet e do ta gjejë nënën duke e pritur.

Sa e rëndë tingëllon sot kjo këngë.. sepse një nënë ende pret zërin e djalit të saj, përqafimin e tij dhe trokitjen  e tij në derë...

Shpati ka lënë pas disa këngë që nuk arriti t’i publikojë dhe pse zemra më dhemb, e ndiej që kam për detyrë t’jua sjell juve, që zëri i tij të vazhdojë të jetojë mes nesh.

Së shpejti në Youtube “Nana”” shkruan Selvija në postimin e bërë.

Sakaq, pritet që dhjetëra projekte muzikore të Shpat Kasapit të publikohen së shpejti.

Kujtojmë se pak ditë më parë artisti i ndjerë, Shpat Kasapi u nderua me çmim nga një kompani muzikore.

Siç raportoi dhe newsbomb.al përmes vlerësimit të bërë nga ana e kompanisë, bëhet me dije se ndonëse artisti nuk jeton më fizikisht, zëri i tij do të mbetet i pavdekshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese