Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Rrëmbeu zemrat e publikut që në ditën e parë të reality show-t, Mimoza Ahmeti shpallet fituesja e Ferma VIP 3

Shkruar nga Newsbomb
Rrëmbeu zemrat e publikut që në ditën e parë të
Mimoza Ahmeti

Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituesja e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke rrëmbyer çmimin e madh.

Ajo u bë pjesë e fermës që në ditën e parë të nisjes së formatit dhe gjatë gjithë rrugëtimit të saj arriti të fitojë zemrat e publikut shqiptar falë sinqeritetit dhe lojës së saj.

Në finalen e madhe, Mimoza u përball “kokë më kokë” me Ilirin, duke dalë më e votuara nga publiku dhe duke fituar kështu çmimin prej 129 mijë eurosh.

“Falënderoj produksionin, por pa publikun nuk do isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithsecilëve nuk do kisha bërë ato zbulime që bëra”, tha Moza.

Ndërkohë, në vendin e tretë u rendit Visi, në vendin e katërt Soni, ndërsa në vendin e pestë Bujaka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese