Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ I vuri sëpatën në fyt taksistit dhe e grabiti te "Palmanova", policët e "1-shit" arrestojnë brenda 15 minutash autorin të fshehur mes shkurreve! Hetimi zbulon një seri vjedhjesh me dhunë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ I vuri sëpatën në fyt taksistit dhe e grabiti te
Grabitesi Trazhgim Maçi, momenti kur eshte ndaluar nga Policia

Trazhgim Maçi, një 27 vjeçar i arrestuar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1 në Tiranë për grabitjen e një taksisti, rezulton se është hajdut serial. Ai ka grabitur pronarët e disa subjekteve me mjet prerës dhe drejtuesit e disa taksive, në Tiranë, Durrës e Fushë Krujë.

I riu kishte kërkuar shërbim taksi në zonën e Rinasit dhe i ka kërkuar shoferit ta çonte drejt Elbasanit. Mirëpo, sapo ka mbërritur në dalje të Tiranës, në zonën e njohur si "Palmanova" për shkak të një biznesi në krah të autostradës, Trazhgim Maçi i ka vënë sëpatën në fyt taksistit.

"Sapo jam grabitur me sepate dhe postolete perball Palmanoves. Mora njerin si pasangjer nga Rinasi dhe rruges me nxorri sepaten e pistoleten. Policia ka bere nje pune te papare per 5min kan rrethu lagjen per 15min kan arrstu personin", ka thënë taksisti për JOQ Albania.

Ngjarja ka ndodhur dje dhe sot Policia e Tiranës bën me dije se menjëherë pas njoftimit për një vjedhje në një taksi në lëvizje në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, ku pasagjeri kishte kanosur drejtuesin me mjet prerës dhe i kishte marrë një shumë parash dhe varësen që mbante në qafë, u mundësua ndalimi i autorit të dyshuar, i cili u lokalizua në fshatin Qeha, në afërsi të zonës ku kishte kryer krimin.

VIDEO/ I vuri sëpatën në fyt taksistit dhe e grabiti te
Grabitesi Trazhgim Maçi, momenti kur eshte ndaluar nga Policia

Më tej, në kuadër të operacionit të koduar “Taksimetri”, u kryen hetime të thelluara, me objektiv dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Nga hetimet dyshohet se 27 vjeçari Trazhgim Maçi:

- më datë 05.06.2026, në tregun e Fushë Krujës, ka vjedhur një shumë eurosh, në portofolin e një shtetasi;

- më datë 10.06.2026, në një biznes në rrugën “Llazi Miho”, Tiranë, nëpërmjet kanosjes me mjet prerës, ka vjedhur një shumë parash dhe një varëse floriri;

- më datë 12.06.2026, nëpërmjet kanosjes me një send të ngjashëm me armë zjarri, ka vjedhur varësen e floririt që mbante pronari i një subjekti në rrugën “Skënder Kosturi”, Tiranë, dhe e ka goditur me grusht, këtë shtetas;

- më datë 15.06.2026, në fshatin Derven, Fushë Krujë, dyshohet se nëpërmjet kanosjes me mjet prerës, i ka vjedhur drejtuesit të një taksie, një shumë parash, 2 celularë dhe 1 orë dore;

- më datë 17.06.2026, në fshatin Shënavlash, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë, drejtuesit të një taksie, portofolin me para, si dhe celularin.

Hetimi vijon për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të shtetasit  T. M., në fushën e vjedhjes së pronës/pasurisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese