Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tensione te Urdhri i Psikologëve, refreni i protestës kumbon edhe në mbledhjen e tyre: Bona, jepe dorëheqjen...(VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Tensione te Urdhri i Psikologëve, refreni i protestës kumbon edhe
Valbona Treska dhe pamjje nga mbledhja © Credits Ora News

Refreni i protestës “jepe dorëheqjen”, që prej 19 ditësh tanimë po dëgjohet në sheshe, rrugë e madje edhe në sallën e Kuvendit, ka gjetur sot jehonë edhe në mbledhjen e Asamblesë së Urdhrit të Psikologëve.

“Bona, jepe dorëheqjen”, dëgjohen të thërrasin një grup anëtarësh të Urdhrit të cilët prej më shumë se një viti kërkojnë largimin e Valbona Treskës nga drejtimi i institucionit. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme anëtarët po brohorasin një zëri “Bona jepe dorëheqjen”.

Përplasjet kanë sjellë edhe shtyrjen e mbledhjes së Asamblesë, ndërsa anëtarët pretendojnë se nuk janë lejuar të marrin fjalën dhe të diskutojnë mbi çështjet e rendit të ditës. Sipas anëtarëve shkak i tensioneve është bërë edhe buxheti i paraqitur vetëm dy ditë më parë, për të cilin ata shprehen se nuk pajtohen, pasi janë të përfshirë shpenzime të pajustifikuara.

Mirëpo kjo përplasje e palëve nuk është e re. Pasi prej një viti tanimë Urdhri i Psikologëve është përfshirë në një ngërç institucional që vazhdoj të mbajë të ndarë komunitetin e psikologëve.

Në qershor të vitit të kaluar, kur u zhvilluan zgjedhjet për drejtimin e ri të institucionit, Valbona Treska refuzoi të lirojë zyrën e presidentes duke mos njohur procesin zgjedhor.

Treska argumentotne asokohe se zgjedhjet nuk plotësonin kuorumin e nevojshëm, pasi nga rreth 1600 anëtarë kishin votuar vetëm 451. Ndërkohë që presidentja e zgjedhur, Bruna Laboviti këmbëngulte se procesi ishte i ligjshëm dhe se pretendimet për numrin e anëtarëve nuk mbështeteshin në një listë zyrtare.

© Credits Ora News 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese