Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qytetarët sot 20 ditë protestë, organizatorët propozojnë Kushtetutë të RE! Nga referendumi te kufizimi i mandateve, ç’përfshihet në të

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarët sot 20 ditë protestë, organizatorët
Proetsta/foto arkive

Sot do të shënohet dita e 20-të e protestës në Tiranë, e ndërkohë organizatorët  e saj kamë publikuar në rrjetet sociale një peticion të quajtur “Shqipëri e re= Kushtetutë e re”. Në të cilin synohet që të nxitet krijimi i një sistemi të ri kushtetues të bazuar në demokraci pjesëmarrëse dhe shtet të mirëqenies.

Sipas dokumentit të cituar nga vna.al, qëllimi kryesor është rikthimi i sovranitetit te qytetarët si edhe ndryshimi i modelit aktual të qeverisjes, të cilin autorët e peticionit e përshkruajnë si të dominuar nga interesa të ngushta politike dhe ekonomike.

Në këtë peticion renditen shtatë pika kryesore:

* fuqizimi i rolit të qytetarit në vendimmarrje dhe kufizimi i rolit të partive politike;
* vendosja e referendumeve të detyrueshme për çështje kushtetuese dhe ligje me rëndësi strategjike;
* kufizimi i mandateve në maksimumi dy për deputetët dhe kryetarët e bashkive;
* krijimi i mekanizmit të shkarkimit popullor (recall) për zyrtarët e zgjedhur;
* përfaqësim institucional i diasporës përmes një dhome të dytë parlamentare;
* orientim i ekonomisë drejt prodhimit vendas dhe rritjes së rolit të shtetit në bujqësi dhe industri;
* hapa drejt bashkimit ekonomik dhe monetar me Kosovën, siç cilësohet në tekst “hapi përfundimtar drejt bashkimit kombëtar”

Po ashtu në peticion bëhet thirrje që qytetarët ta nënshkruajnë dhe shpërndajnë atë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese