Hapësire reklamuese

FCB Bomb

I madhi Bujar Kapexhiu duke pritur autobusin, gazetari e “kap” në stacion: Madhështia e tij qëndron tek thjeshtësia

Shkruar nga Newsbomb
I madhi Bujar Kapexhiu duke pritur autobusin, gazetari e “kap”
Bujar Kapexhiu! Credits Andi Llabuti

Një fotografi e realizuar nga gazetari Andi Llabuti po qarkullon orëve të fundit në rrjet! Në rrugët e Tiranës, kamera e telefonit të Llabutit ka fiksuar mjeshtrin e madh të artit shqiptar, Bujar Kapexhiun, teksa priste autobusin e unazës pranë “Inxhinierisë së Ndërtimit”.

Një skenë krejt normale për qytetarët, por që në rastin e Kapexhiut merr një tjetër kuptim, duke na sjellë një tjetër anë të tij. Thjeshtësia dhe qetësia me të cilën artisti shfaqet në këtë moment ka bërë që shumë ndjekës ta duartrokasin, pasi ashtu si dhe qytetarë të shumtë e kanë thënë përmes komenteve të tyre, madhështia e një njeriu nuk qëndron tek fama apo privilegjet, por tek thjeshtësia me të cilën ai jeton çdo ditë.

“Çast tek Bujar Kapexhiu, duke pritur autobuzin e unazës tek ‘Inxhinieria e Ndërtimit’. Këtu qëndron dhe madhështia e tij, tek thjeshtësia dhe jo mosha”, shkruan gazetari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andi Llabuti (@andi.llabuti.official)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese