Hapësire reklamuese

Aktualitet

Stuhia nuk “kursen” Sarandën, tre të plagosur nga thyerja e xhamave, pemë të rrëzuara dhe dhjetëra mjete të dëmtuara (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Stuhia nuk “kursen” Sarandën, tre të plagosur nga thyerja
Pamje nga Saranda

Stuhia e cila ka pushtuar këtë mes jave një pjesë të madhe të Ballkanit dhe disa qytete të vendit nuk ka “kursyer” as Sarandën. Qyteti bregdetar është prekur po ashtu nga një stuhi e cila zgjati shumë pak por qe e mjaftueshme për të krijuar probleme të mëdha Nga rënia e pemëve dhe bllokimi i disa rrugëve.

Mësohet se në rrugën përballë stadiumit të qytetit një pishë u rrëzua duke dëmtuar tre mjete, teksa dhjetëra mjete të tjera janë dëmtuar në gjithë qytetin.

 Ndërsa sipas informacioneve të dhëna nga urgjenca e Sarandës mësohet se tre shtetas janë paraqitur në spital të plagosur nga thyerja e xhamave si rrjedhojë e stuhisë.

Pasi kanë marrë ndihmën mjekësore të nevojshme ata janë larguar në banesat e tyre. Punonjës të shërbimeve të bashkisë janë në terren dhe monitorojnë situatën e krijuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese