Donald Trump është ambicioz për të qëndruar në krye të Shtëpisë së Bardhë edhe për 8-9 vite të tjera, pavarësisht faktit që sëshpejti do të mbushë 80 vjeç. Këtë shaka Trump e bëri mbrëmjen e djeshme teksa në një takim priti liderë biznesi në Shtëpinë e Bardhë.
"Kur të largohem nga detyra, le të themi, pas tetë ose nëntë vjetësh, do të jem në gjendje ta përdor. Do të jem në gjendje ta përdor vetë", tha Trump me shaka në lidhje me një dispozitë në atë legjislacion që synonte t'u lejonte bizneseve të zbritnin kostot e objekteve të reja. Kjo deklaratë shkaktoi të qeshura në sallë.
“Kushdo që kandidon për president ose zëvendëspresident, duhet të bëjë një test njohës. Dhe asnjë president nuk e ka bërë ndonjëherë një të tillë përveç meje. Kam bërë tre prej tyre, dhe i kam kaluar të gjitha me sukses, një në administratën e parë, dy këtu. Si mendoni se do të kishte dalë Biden? Nuk mendoj... ai mund të mos e ketë përgjigjur saktë pyetjen e parë” ka shtuar më tej presidenti amerikan, sipas mediave të huaja.
