Nga Engjëll Serjani
Kronikat dhe reportazhet për hapjen e sezonit turistik në Shqipëri janë kthyer në një ritual dhe rutinë që zakonisht nis me një peizazh magjepsës mesdhetar, vazhdon me disa shifra e statistika krahasuese për numrin e turistëve, rezervimet apo investimet dhe përfundon me një opinion që lëkundet mes mahnitjes nga bukuria e pejsazhit dhe shqetësimit për çmimet apo mbingarkesën e destinacionit.
Shumë e vështirë të shmangesh këtë skemë tipike, qoftë kur bëhet fjalë për një reportazh rrëfimtar, qoftë ai edhe për çeljen e sezonit veror për Ksamilin që edhe në përshkrimet dhe kronikat e mediave më të njohura të botës turistike cilësohet si “Maldivet e Evropës”. Sidoqoftë, janë të njëjtat brigje përballë Korfuzit, janë i njëjti det, plazhe, ishuj dhe blerim, që dikur ruheshin nga rojet kufitare me kallashnikov, e që sot mbushen me turistë italianë, grekë, gjermanë, polakë e skandinavë, që lëvizin lirshëm me jahte e varka turistike. Mijëra vizitorë në të njëjtën hapësirë ku dikur liria e lëvizjes ishte e kufizuar. Ndryshon vetëm fakti, që në vend të brezareve me ullinj e portokale, tani lartësohen hotele, bare dhe rretorante, shezlone e çadra plazhi.
Në të njëjtin mëngjes qershori kur nis “Festa e Midhjes”, eventi i hapjes së sezonit, në Ksamilin e zhurmshëm duhet të përgatitesh të takosh tre botë: turistin që sapo ka zbuluar “parajsën”, biznesmenin që pret sezonin më të mbarë të vitit dhe banorin e brezit të humbur, apo fituar të brezareve, që e mat kohën me ndryshimet e vendlindjes së tij. Të tre shohin të njëjtin det, por secili lexon histori të ndryshme.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 58-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Qershor dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!
