Hapësire reklamuese

Aktualitet

Për pak u mbytën në mes të detit, Policia Kufitare shpëton në kohë dy turistët në Ksamil (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Për pak u mbytën në mes të detit, Policia Kufitare
Momente nga operacioni i shpetimit

Policia Kufitare ka arritur të shpëtojë dy turistë ukrainas të cilët rrezikuan të mbyteshin në det.

Gjatë patrullimit në zonën e Ksamilit, efektivët konstatuan një mjet lundrues tip skaf, i marrë me qira nga turistët, që po fundosej si pasojë e erërave të forta dhe kushteve të rënduara atmosferike, Njësia Speciale Delta ndërhyri menjëherë duke shpëtuar dy turistët të cilët janë në gjende të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Ksamil/U rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas

Shërbimet e Njësisë Speciale Delta, të planizuara me shërbim në mbështetje të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, kanë ndërhyrë me profesionalizëm dhe në kohë për t’i ardhur në ndihmë dy turistëve ukrainas, të cilët rrezikuan jetën në det për shkak të përkeqësimit të motit.

Gjatë patrullimit në zonën e Ksamilit, efektivët konstatuan një mjet lundrues tip skaf, i marrë me qira nga turistët, që po fundosej si pasojë e erërave të forta dhe kushteve të rënduara atmosferike. Në bord ndodheshin dy shtetas ukrainas.

Menjëherë, efektivët e Njësisë Speciale Delta ndërhynë duke bërë të mundur shpëtimin e dy turistëve, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktualisht po punohet për nxjerrjen e mjetit lundrues në breg.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe turistëve në hapësirat detare të vendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese