Hapësire reklamuese

Aktualitet

13-vjeçarja nga Gramshi zhduket në mënyrë misterioze! Familjarët nuk e kanë parë Amelian që mëngjesin e 2 qershorit, kërkohet ndihma e qytetarëve

Shkruar nga Newsbomb
13-vjeçarja nga Gramshi zhduket në mënyrë misterioze!
Vajza e humbur, Amelia Mesiti

Prej 2 qershorit familja Mesiti në Gramsh, nuk ka asnjë informacion për vajzën e tyre të mitur Amelian e cila rezulton të jetë zhdukur për 18 ditë.

Lajmin e kanë bërë me dije vetë familjarët të cilët kërkojnë ndihmën e njerëzve që të informojnë nëse dikush di apo e ka parë diku 13-vjeçaren Amelia.

Të pashpresë prej disa ditësh, familjarët e mërzitur janë shprehur se nuk kanë asnjë informacion për vajzën e tyre që prej mëngjesit së 2 qershorit.

Rrethanat e zhdukjes së të miturës mbeten të paqarta, ndërsa mësohet se familja Mesiti ka denoncuar në Policinë e Gramshit zhdukjen e vajzës së tyre.

Për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Amelia Mesitit, familjarët kërkojnë të kontaktohen në numrin e telefonit +355 69 308 4275.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese