Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpëtoi arrestimit për gati një dekadë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali! I dënuar me burg

Shkruar nga Newsbomb
I shpëtoi arrestimit për gati një dekadë, arrestohet
Policia italiane

Një kontroll rutinë i Policisë së Autostradave në Itali ka çuar në arrestimin e një 38-vjeçari shqiptar, i cili prej vitesh ishte në kërkim të autoriteteve italiane.

Shqiptari u arrestua gjatë natës së 14 qershorit përgjatë rrugës shtetërore Alemagna 51, në komunën e Longarone, ku një patrullë e Policisë së Autostradave Belluno ndaloi për kontroll një automjet tip SUV me ngjyrë të zezë që po lëvizte në drejtim të Cortina d'Ampezzo.

Në automjet udhëtonin tre persona dhe sjellja e tyre ngjalli dyshime te efektivët, të cilët vendosën të kryenin verifikime më të detajuara. Nga kontrolli në bazën e të dhënave rezultoi se njëri prej pasagjerëve, një shtetas shqiptar 38-vjeçar, ishte subjekt i një urdhër-arresti të lëshuar në vitin 2017 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Trevizos.

Sipas autoriteteve italiane, ai duhej të vuante një dënim prej një viti burg për një sërë veprash penale të kryera në provincën e Trevizos, mes të cilave posedimi i mjeteve për vjedhje me thyerje, armëmbajtja pa leje dhe kundërshtimi i punonjësve të policisë.

Megjithatë, urdhri nuk ishte ekzekutuar pasi 38-vjeçari ishte larguar jashtë Italisë menjëherë pas ngjarjeve, duke qëndruar për disa vite jashtë vendit.

Me mbështetjen e strukturave të tjera policore në Belluno, tre personat u shoqëruan në komisariat për verifikime të mëtejshme. Pas konfirmimit të identitetit dhe ekzistencës së urdhrit të arrestit, shqiptari u arrestua dhe më pas u dërgua në burgun e Baldenichit, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese