Revista Newsbomb.al vjen me numrin e pesëdhjetetetë, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Po ashtu, mund të abonoheni dhe online, për të gjithë revistën, ose vetëm materialet ekskluzive që ju interesojnë.
Këto janë disa nga materialet që do të gjeni në këtë numër:
Përtej Zvërnecit! Eshtë data 24 maj. Stafi i delegacionit të Bashkimit Europian është zhvendosur me ambasadorin Silvio Gonzato pranë Piramidës për të filmuar një spot të ri. Për ata që lëvizin në zonë asgjë nuk ka të vecantë me këtë performancë të re. Në fund fare, shumica e shqiptarëve kanë disi bezdi nga këto organizata, OJF, institucione ndërkombëtare që japin lekë pa fund për vepra a kauza të tilla, qoftë edhe si piramida e rinovuar, me kubikë.
Zvërneci, investimi që do ndryshojë historinë e turizmit shqiptar! “Shqipëria ka qenë e fshehur nën hundën tonë gjatë gjithë kësaj kohe”, shkruan Tristan Rutherford, gazetari që bashkëpunon me revista e media prestigjioze ndërkombëtare për udhëtimet, ushqimin dhe yahtet luksoze. Vëzhgimin e ka bërë në vitin 2018, kur erdhi në Shqipëri pasi dëgjoi ish ambasadorin tonë në Londër, Qirjako Qirko, që kishte mbledhur disa biznesmenë dhe u fliste për mundësitë e investimit në Shqipëri.
Historia e protestave nga '90: Çdo brez, revoltën e vet! Kur mbajti fjalimin në marrjen e çmimit Nobel profesori i njohur Elie Wiesel pati deklaruar se “nuk duhet të ketë kurrë një kohë kur ne dështojmë të protestojmë”. Protesta nuk është vetëm një mekanizëm i zakonshëm demokratik, por edhe një nevojë, një shenjë kulture, shenjë formimi dhe një shtysë thelbësore për ndryshime. Në politikë shpesh thuhet se “pushteti nuk lëshon asgjë pa një kërkesë ose presion” dhe protestat e mundësojnë këtë.
Nga Lindja drejt rrugëve shqiptare, si po ndryshon tregu i makinave! Imagjino një mëngjes të zakonshëm në hyrje të Tiranës. Qyteti ende nuk është zgjuar plotësisht, por rrugët kanë nisur të marrin ritmin e tyre të përditshëm, semaforë që ndërrojnë ngjyrë, makina që lëvizin ngadalë, njerëz që nxitojnë drejt punës, prindër që çojnë fëmijët në shkollë dhe taksi që ndalojnë e nisen pa pushim. Në këtë lëvizje të zakonshme urbane, ka diçka qënuk bie menjëherë në sy, por që po bëhet gjithnjë e më e pranishme. Mes makinave europiane, që për vite me radhë kanë dominuar rrugët shqiptare, sot shfaqen gjithnjë e më shpesh emra të tjerë, forma të tjera, logo të tjera.
Nga Brezaret te midhjet e "Maldivet", si u krijua Ksamili! Kronikat dhe reportazhet për hapjen e sezonit turistik në Shqipëri janë kthyer në një ritual dhe rutinë që zakonisht nis me një peizazh magjepsës mesdhetar, vazhdon me disa shifra e statistika krahasuese për numrin e turistëve, rezervimet apo investimet dhe përfundon me një opinion që lëkundet mes mahnitjes nga bukuria e pejsazhit dhe shqetësimit për çmimet apo mbingarkesën e destinacionit.
I pari i Sarandës, Olti Çaçi: Ju mirëpresim! Olti Çaçin e gjejmë në zyrë ndërsa mes shkresave të shumta në zyrë, shumë prej njerëzve e presin jashtë derës për të dalë në terren. Jemi në fillimin e sezonit turistik, punët e mëdha të sezonit kanë mbaruar, por tani janë ato detajet e vogla të organizimit, që ndonjëherë ta nxijnë, ose ta zbardhin faqen siç thuhet në gjuhën popullore. Olti, është shumë i kujdesshëm. Ai vjen vetë nga fusha e biznesit dhe e ka të qartë fare mirë se çfarë do të thotë tu shërbesh turistëve.
Filmi, përpjekjet për t'u shkëputur nga lëmosha! Mes debateve, pritshmërive dhe pyetjeve që ka ngjallur projektligji i ri për Kinematografinë dhe Audiovizualin, një gjë që vlen të theksohet është se Shqipëria po diskuton jo vetëm të ardhmen e filmit, por edhe mënyrën se si kultura mund të shndërrohet në një industri moderne, konkurruese dhe fitimprurëse. Nga financimi i veprave, te mbështetja për autorët e rinj, investimet e huaja, incentivat fiskale dhe zgjerimi i sektorit drejt audiovizualit, reforma prek pothuajse çdo hallkë të ekosistemit krijues. Por çfarë po ndryshon realisht me ligjin e ri?
Artikujt e plotë mund t'i lexoni në numrin e 58-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Qershor dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!
