Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Blutë” zbarkojnë në Shkodër, fshati Ivanaj i mbushur me hashash, dy qytetarë arrestohen në flagrancë duke ujitur bimët (EMRAT-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
“Blutë” zbarkojnë në Shkodër, fshati Ivanaj i
Momenti kur njëri prej të arretsuarve kapet duke ujitur bimët

Janë vënë në pranga ditën e sotme dy qytetarë në fshatin Ivanaj të Malësisë së Madhe, të cilët “blutë” i kapën në flagrancë me 306 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë vënë në pranga shtetasit Nikoll Zabelaj, 40 vjeç, banues në fshatin Guci e Re dhe Kin Plepi 40 vjeç, banues në fshatin Guci e Re.

Sakaq, bëhet me dije se po vijojnë kontrollet në mbarë qarkun e Shkodrës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve tyë kësja veprimtarie kriminale.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni i koduar “Flagranca”, goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ivanaj.   

Kapën në flagrancë në parcelën ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda proaktive, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Flagranca”.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Ivanaj, u gjetën të kultivuara 306 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe arrestuan shtetasit N. Z., 40 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, dhe K. P., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre bimëve.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese