Në Tiranë është duke u mbajtur dita e 21-të e protestës e cila kundërshton ndërtimin e resortit në Zvërnec dhe këkron dorëheqjen e qeverisë dhe opozitës. Këtë të shtunë, një numër i lartë protestuesish janë bashkuar nga diaspora. Të gjithë protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën poshtë Kryeministrisë, ku ndodhen edhe tani.
Teksa pritet që si të gjitha ditët e tjera ata të mbajnë fjalimet poshtë krueministrisë dhe më pas të nisin marshimin në kryeqytet.
Ndërkohë një pjesë e protestuesve janë duke qëndruar edhe tek zona e piramidës së Tiranës, ku edhe kanë hapur një flamur gjigant shqiptar, ndërsa bulevardi “kuqëlon” nga flmaujtë, veshjet dhe tullumbacet.
