Foto ilustruese
Një aksident rrugor është regjistruar në bypassin e Fierit, ku një automjet tip Volksëagen, i cili po lëvizte në drejtim të Lushnjës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila ka transportuar drejtuesin e mjetit në spital, i cili sipas informacioneve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje po ashtu ndodhet edhe policia e cila po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit si edhe për të menaxhuar trafikun në zonë.
Sondazh
Poll
