Pas largimit nga grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, deputetja Marjana Koçeku i është bashkuar ditën e sotme protestës në Tiranë, ajo është fotografuar në mes të qytetarëve.
Ndërkohë ajo ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “N’tribunën ma t’bukur t’demokracisë”
Kujtojmë se pak më parë, Koçeku gjatë prezencës së saj në protestë ka dhënë një koment për Euronewsalbania. Ku shkurtimisht ka deklaruar: “Do kem boll me fol në një moment tjetër”.
Marjana Koçeku, e njohur edhe si “Neomalësorja”, njoftoi para 6 ditëve largimin e saj nga Partia Socialiste dhe u deklarua si e pavarur, pas zhvillimeve të fundit me protestat kundër resortit në Zvërnec. Kjo deklaratë e Koçekut u përball me një lumë kritikash e mbështetjesh në sferën politike.
Teksa ditën e sotme, kryeministri e ka injoruar rastin e deputetes gjate mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS në momentin që është sjellë për diskutim.


