Hapësire reklamuese

Politikë

Rama “i tërheq veshin” Braçes në sy të socialistëve: Nxjerr Erioni koshat e mbushur me mbeturina por…

Shkruar nga Newsbomb
Rama “i tërheq veshin” Braçes në sy të
Edi Rama, Erion Brace/ foto arkive

Pas rreth 5 orësh te Pallati i Brigadave, mbledhja e Grupit Parlamentar Socialist përfundoi, e ndërkohë detaje të reja janë zbardhur nga ato çka u diskutuan gjatë saj.

Mësohet se Kryeministri u ka kërkuar të vetëve që të jenë më aktivë në rrjetet sociale, dhe përmes tyre të komunikojnë më shumë punët e qeverisë.  Burime për mediat kanë bërë me dije se sipas tij arritjet dhe investimet nuk po marrin vëmmendjen e merituar. “Ne nxjerrim një punë dhe nuk merr algoritëm”, mësohet të ketë deklaruar Rama.

Por më tej ai ka replikuar edhe me deputetin kritik socialist Erion Braçe. Ku Rama ka kritikuar postimet e vazhdueshme të Braçes, për problematikat në kryeqytet, të tilla si mbeturinat apo inertet.

"Nxjerr Erioni koshat e mbushur me mbeturina, por nuk nxjerr koshat e pastra", mësohet të ketë thënë kryeministri.

Kurse Braçe i është përgjigjur se arsyeja përse vijon të postojë, është sepse ato problematike ende nuk kanë gjetur zgjidhje: "E bëj këtë gjë sepse nuk ka gjetur zgjidhje".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese