Sapo ka nisur protesta e 21-të e qytetarëve kundër ndërtimit të resorit në Zvërnec, teksa mësohet se në këtë protestë ka pjesëmarrje edhe nga diaspora. Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” fill me fillimin e protestës, në lidhje me algoritmin dhe atë që ai e quan manipulim në rrjetet sociale.
Ai ka ndarë dy foto, për të cilat ka shkruar: “Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar.
Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”. Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak!”
Rama më tej e quan qytetaren, një shelëse të ligjit dhe qëndrestare kundër pastrimit të trashëgimisë kulturore nga çibanët, si edhe thotë se ajo është edhe militante e Partisë Demokratike, dhe ka një hipotekë që në kohën e qeverisjes Berisha.
Reagimi i plotë:
DY FOTOGRAFI DHE DY FYTYRAT E NJË SIMBOLI TË THIRRJES PËR DIASPORËN NË PROTESTË
Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar.
Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”. Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak!
Pikërisht kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale:
Një shkelëse e ligjit, qëndrestare kundër pastrimit të trashëgimisë kulturore nga çibanët e ndërtuar pa leje vishet me flamurin e interesit publik, ve kujën për atdheun në rrezik dhe kthehet në heroinë.
Fakti pastaj që ky personazh grotesk është edhe militante e vajmedet Partisë Demokratike, e fut rastin në një kornizë shembullore të dashurisë për natyrën
*Çibani ka një hipotekë nga koha e dy gishtave
