Hapësire reklamuese

Politikë

Sara Mila dhe kolegët e saj do të japin dorëheqjen? Përgjigjja e deputetes “ndez” rrjetin: Jam gati për një gjë, por s’ia them dot këtij çunit

Shkruar nga Newsbomb
Sara Mila dhe kolegët e saj do të japin dorëheqjen?
Deputetet socialite dhe Sara Mila

Disa prej ligjvënësve preferuan të përgjigjeshin, ndërsa të tjerë thjesht ulën kokën dhe u larguan në heshtje një ditë më parë. Megjithatë, përgjigjja që padyshim tërhoqi më tepër vëmendje ishte ajo e deputetes së Partisë Socialiste Sara Mila.

Teksa protestuesit ishin vendosur përpara si një gardh para ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, deputetët socialistë zgjodhën që të dilnin nga dalja e pasme. Ndryshe nga kolegia e saj, Elisa Spiropali e cila deklaroi se të gjithë kanë të drejtë të protestojnë dhe se ajo ndodhet në Kuvend duke bërë punën e saj, duke lënë të kuptohet se edhe ajo, me qëndrimet e saj kundër qeverisë Rama, po bën në një farë mënyre “protestën” e saj, nga ana tjetër Sara Mila vendosi të japë një përgjigje krejt tjetër.

Teksa një prej protestuesve e pyeti nëse zonja Mila apo kolegët e saj janë gati të japin dorëheqjen dhe të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, përgjigjja e ligjvënëses së zgjedhur me votat e shqiptarëve la për të dëshiruar.

“Jam gati për një gjë po s’ja them dot këtij çunit”, ishte përgjigjja e Milas, një përgjigje që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

A jeni gati për dorëheqje zonja dhe zotërinj deputetë?

Sara Mila: Jam gati për një gjë po s’ia them dot këtij çunit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese