Hapësire reklamuese

Politikë

“Lëre, po çfarë ish-kolege” Mbyllet takimi i PS, çfarë u diskutua në mbledhjen me dyer të mbyllura: Rama u kërkon të vetëve të jenë aktivë në rrjet, injoron Koçekun (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
“Lëre, po çfarë ish-kolege” Mbyllet takimi i PS,
Grupi parlamentar i PS/ foto arkive

Janë zbardhur detaje të reja nga mbledhja e  grupit parlametar të PS-së e cila u zhvillua ditën e sotme me dyer të mbylluara, ndërkohë pas 5 orësh mësohet se mbledhja ka përfunduar dhe Rama është larguar nga ambientet e Pallatit të Brigadave

Mësohet se Kryeministri u ka kërkuar të vetëve që të jenë më aktivë në rrjetet sociale. Po ashtu mësohet se ai  ka refuzuar të flasë për të larguarën së fundi nga Partia Socialiste Marjana Koçeku.

Sipas Euronews në fundin e mbledhjes, Taulant Balla ka prekur pak çështjen e Marjana Koçekut, por kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të zgjatet duke mos komentuar më shumë për largimin e tij nga PS-ja. "Lëre, çfarë ish kolege", mësohet të ketë thënë kryeministri në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Po ashtu ka pasur replika mes tij dhe Erion Braçes.

Edi Rama: "Ne nxjerrim një punë dhe nuk merr algoritëm. Nxjerr Erioni koshat e mbushur me mbeturina por nuk nxjerr koshat e pastra."

Replika e Erion Braçes: "E bëj këtë gjë sepse nuk ka gjetur zgjidhje."

Kujtojmë se edhe më parë gjatë mbledhjes të zhvillur ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka thumbuar publikisht ish-ministren dhe një nga bashkëpunëtoret e tij më të ngushta në qeveri për disa vite, Elisa Spiropali, si dhe deputeten që ka dalë e pavarur ditët e fundit, Marjana Koçeku, duke i quajtur "shpirtra të humbur".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese