Pas rreth 5 orësh te Pallati i Brigadave, mbledhja e Grupit Parlamentar Socialist përfundoi, e ndërkohë detaje të reja janë zbardhur nga ato çka u diskutuan gjatë saj. Kryeministri Edi Rama, ka refuzuar gjatë mbledhjes që të dlitej për deputeten e larguar nga grupi parlamentar, Marjana Koçeku.
Sipas Euroneës në fundin e mbledhjes, Taulant Balla ka prekur pak çështjen e Marjana Koçekut, por kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të zgjatet duke mos komentuar më shumë për largimin e tij nga PS-ja. "Lëre, çfarë ish kolege", mësohet të ketë thënë kryeministri në mbledhjen me dyer të mbyllura.
Kujtojmë se Marjna Koçeku, e njohur edhe si “Neomalësorja”, njoftoi para 6 ditëve largimin e saj nga Partia Socialiste dhe u deklarua si e pavarur, pas zhvillimeve të fundit me protestat kundër resortit në Zvërnec. Kjo deklaratë e Koçekut u përball me një lumë kritikash e mbështetjesh në sferën politike.

