Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Kërcet” thika në Rrogozhinë, 25 vjeçari qëllon për VDEKJE të moshuarin pas sherrit (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
“Kërcet” thika në Rrogozhinë, 25 vjeçari
Foto ilustruese

Një ngjare e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrogozhinë.  Ku sipas policisë, gjatë një konflikti të çastit mes dy fqinjëve me njëri tjetrin, të identifikuar si  Meklan Meçe, rreth 25 vjeç, dhe  Rrapush Memolla  rreth 60 vjeç, pas përdorimit të thikave mbeti fillimisht i plagosur e më pas humbi jetën  Rrapush Memolla.

Ndërkohë 25 vjeçari mësohet se ka rënë në prangat e policisë, të cilët kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Rrogozhinë

Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 25-vjeçarit, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti të çastit ku u përdorën mjete prerëse, plagosi një 60-vjeçar, i cili më pas humbi jetën.

Rreth orës 21:50, në lagjen “Mollaj”, Rrogozhinë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta mes shtetasve M. M., rreth 25 vjeç, dhe Rr. M., rreth 60 vjeç, fqinjë me njëri-tjetrin, ku u përdorën mjete prerëse, shtetasi Rr. M. u plagos rëndë dhe më pas humbi jetën, ndërsa shtetasi M. M. u dëmtua lehtë në dorë.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, shkuan në vendngjarje dhe, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin M. M.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese