Hapësire reklamuese

Politikë

U pa mes protestuesve pas largimit nga socialistët, REAGON Marjana Koçeku

Shkruar nga Newsbomb
U pa mes protestuesve pas largimit nga socialistët, REAGON Marjana
Marjana Koceku ne proteste © Isa Myzyraj

Pas largimit nga grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, deputetja Marjana Koçeku i është bashkuar ditën e sotme protestës në Tiranë, ajo është fotografuar në mes të qytetarëve.

Ndërkohë mësohet se Koçeku gjatë prezencës së saj në protestë ka dhënë një koment për Euronewsalbania. Ku shkurtimisht ka deklaruar: “Do kem boll me fol në një moment tjetër”.

Kujtojmë se Marjna Koçeku, e njohur edhe si “Neomalësorja”, njoftoi para 6 ditëve  largimin e saj nga Partia Socialiste dhe u deklarua si e pavarur, pas zhvillimeve të fundit me protestat kundër resortit në Zvërnec. Kjo deklaratë e Koçekut u përball me një lumë kritikash e mbështetjesh në sferën politike.

Teksa ditën e sotme, kryeministri e ka injoruar rastin e deputetes gjate mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS në momentin që është sjellë për diskutim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese