Një histori e jashtëzakonshme shprese ka prekur zemrat e mijëra njerëzve, pasi një foshnjë vetëm 18-ditëshe u shpëtua e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur, plot 32 orë pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën.
Pamjet e siguruara nga AFP tregojnë ekipet e shpëtimit duke punuar pa ndërprerje nën dritën e prozhektorëve në qytetin më të goditur, La Guaira. Mes duartrokitjeve dhe emocioneve, ata arritën të nxjerrin foshnjën nga rrënojat, të mbështjellë me një batanije, përpara se t'i ofronin menjëherë ndihmën e parë.
Sipas informacioneve të publikuara në rrjetet sociale nga personi që shpërndau videon, foshnja kishte qëndruar e bllokuar për 32 orë, por fatmirësisht doli pa lëndime. Vetëm një orë më vonë, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin gjallë edhe nënën e saj.
Dy tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Richter kanë shkaktuar një tragjedi të rëndë në vend. Sipas bilancit paraprak, të paktën 920 persona kanë humbur jetën, mijëra të tjerë janë plagosur, ndërsa mbi 50 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur.
Rescuers pulled a mother and her newborn baby to safety after they survived more than 24 hours trapped beneath the debris following the powerful earthquake in Venezuela. pic.twitter.com/id5FD7d5Jz
— Massimo (@Rainmaker1973) June 27, 2026
