
Irani ka dënuar sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve të saj të raketave, dronëve dhe radarëve, duke shtuar se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) janë përgjigjur duke “shënjestruar” vendndodhjet ushtarake amerikane në rajon.
Deklarata e Ministrisë së Jashtme iraniane erdhi pasi SHBA- të kryen sulme ndaj asaj që Uashingtoni e quajti një përgjigje ndaj një sulmi me dron iranian ndaj një anijeje mallrash në Ngushticën e Hormuzit.
Një organ detar i mbikëqyrur nga Marina Amerikane thotë se një rrugë përmes Ngushticës së Hormuzit pranë brigjeve të Omanit po zgjerohet për të lejuar trafikun si hyrës ashtu edhe dalës.
Njoftimi nga Qendra e Përbashkët e Informacionit Detar vjen ndërsa SHBA-të shtyjnë përpara rihapjen e ngushticës.
Irani ka këmbëngulur që anijet duhet t’i binden urdhrave të tij dhe po paralajmëron se do të fillojë të ngarkojë tarifa për tranzitin nëpër ngushticë, nëpër të cilën kalonte dikur një e pesta e të gjithë naftës dhe gazit natyror.
SHBA-të dhe shtetet arabe të Gjirit kanë hedhur poshtë kërkesat e Iranit. Ngushtica konsiderohet në të gjithë botën si një rrugë ujore ndërkombëtare, pavarësisht se është në ujërat territoriale të Iranit dhe Omanit.
