Hapësire reklamuese

Bota

Mrekullia e radhës në Venezuelë, pas 50 orësh nën rrënoja shpëtojnë të gjallë 15-vjeçarja dhe qeni i saj

Shkruar nga Newsbomb
Mrekullia e radhës në Venezuelë, pas 50 orësh nën
Momenti i shpetimit te 15 vjecares

Ekipet e shpëtimit të El Salvador, në orët e para të kësaj të shtune, përfunduan një operacion i cili zgjati më shumë se 13 orë në Playa Grande, në Venezuelë, duke nxjerrë kështu të gjallë nga rrënojat 15-vjeçaren Camila Sofía Medina Rivas dhe qenin e saj. Të cilët kishin mbetur të bllokuara për më shumë se 50 orë në katin e nëntë të një ndërtese të shembur si pasojë e dy tërmeteve të së mërkurës.

Operacioni u zhvillua në tre faza. Pasi vendosën kontaktin e parë, ekipet e shpëtimit u detyruan të shembnin disa mure për të arritur te vajza në mënyrë të sigurt. Fillimisht u nxor qeni, ndërsa menjëherë më pas u shpëtua edhe 15-vjeçarja, e cila rezultoi plotësisht e padëmtuar.

Kujtojmë se ky shpëtim vjen vetëm pak orë pas një operacioni tjetër në po të njëjtën zonë, ku autoritetet shpëtuan një foshnjë 18-ditëshe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese