Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Shqipëria nuk është plaçkë për t'u shitur!” Eurodeputetja italiane Ilaria Salis flet nga protesta: Le të marrim në dorë fatet tona (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
“Shqipëria nuk është plaçkë për t'u
Ilaria Salis

Ditën e sotme para Kryeministrisë është duke u zhvilluar protesta e 28-të e qytetarëve të cilët kundërshtojnë ndërtimin e resortit në Zvërnec dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë Eurodeputeja e njohur italiane, Ilaria Salis, i është bashkuar zyrtarisht tubimit të qytetarëve shqiptarë, ku është parë mes protestuesve, e më pas ka marrë fjalën në podium.

 Në fjalimin e saj ajo deklaroi se Shqipëria dhe pasuritë e saj  natyrore nuk janë "plaçkë për t'u shitur", teksa bëri thorrje edhe për mbrojtjen e ishullit të Sazanit edhe Lagunës së Nartës. Duke u bërë thirrje protestuesve të marrin në dorë fatet e tyre.

“Europa nuk është në Burksel, Europa është këtu. Është Europa më e mirë kjo, sepse populli me trupin, inteligjencën, nevojat ëndrrat me të drejtën për të vendosur për të ardhmen po ngrihet në këmbë. Sot populli, Shqipëria, bukuria visaret e trashëgimisë natyrore nuk janë plaçkë për tu shitur tek shitësi më i mirë, ishulli i saznait dhe laguna e Nartës duhet të qëndrojnë të mbrojtura për të gjithë. Dhe këto nuk duhet të bëhen parku i lojërave për pasanikë.

Ky është model që duhet kundërshtuar sepse bazohet mbi korrupsion, privatizime dhe interesat e më të fuqishmëve. Gjëra të tilla ndodhin kudo në Europë dhe në të gjithë botën. Ajo që po bëjmë ne sot, është shumë e rëndësishme, sepse këtu po bëhet historia, po hapet rruga për të gjithë popujt me trimëri. Një shembull që na fton të marrim dorë fatet tona në duart tona dhe mos të lejojmë që oligarkitë të vendosin për ne sepse Shqipëria nuk është në shitje, bota nuk është në shitje. Te drejta e personave, natyrës duhet të vijnë para parasë dhe oligarkive. Rroftë revolucioni i flamingove, rroftë Shqipëria”, tha ajo.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese