Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfundojnë mandatin tre anëtarë, KLGJ-ja hap procesin për zgjedhje të reja, ja kushtet që duhet të plotësojnë

Shkruar nga Newsbomb
Përfundojnë mandatin tre anëtarë, KLGJ-ja hap procesin
KLGJ

Kryetari i Gjykatës së Lartë ka shpallur këtë të shtunë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, gjykatave të apelit dhe Gjykatës së Lartë.

Thirrja vjen pasi më 12 dhjetor 2026 përfundon mandati i plotë pesëvjeçar i tre anëtarëve të KLGJ-së, të një anëtari të zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, një anëtari nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të apelit dhe një anëtari nga Gjykata e Lartë.

Gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim, drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë brenda datës 13 korrik 2026.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë:

Njoftim për shpalljen e thirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga rradhët e gjyqtarëve

Në datën 12.12.2026 përfundojnë mandatin e plotë 5 vjeçar 3 (tre) anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga të cilët 1 (një) anëtar i zgjedhur nga rradhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë, 1 (një) anëtar i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të apelit si dhe 1 (një) anëtar nga Gjykata e Lartë.

Referuar nenit 9 të ligjit nr. 115/2016, Kryetari i Gjykatës së Lartë, me anë të këtij njoftimi publik, shpall sot në datë 26 qershor 2026 thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, të gjykatave të apelit dhe të Gjykatës së Lartë.

Brenda datës 13 korrik 2026 gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Bazuar në nenin 10, pika 3 të ligjit nr. 115/2016, të ndryshuar, kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, bashkë me shprehjen e interesit, duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme:

a) jetëshkrimin e përditësuar;

b) deklaratat individuale të gjyqtarëve që i kanë mbështetur, të nënshkruara rregullisht, sipas këtij formati: https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaës.com/urdher_Deklarat_individuale_mbeshretjes_KLGJ_af4b5bf782.docx

c) formularin e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, sipas këtij formati: https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaës.com/Formular_vetedeklarimi_per_zbatimin_e_Ligjit_138_2015_Per_garantimin_e_integritetit_te_personave_qe_zgjidhen_emerohen_ose_ushtrojne_funskione_publike_6bcc6ad5a8.pdf

ç) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

d) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës përpara 2 korrikut 1991, sipas këtij formati:

https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaës.com/FORMULAR_APLIKIMI_PER_INFORMIM_PER_ZYRTARET_PERPARA_EMERIMIT_NGRITJES_NE_DETYRE_ZGJEDHJES_NE_POSTE_TE_LARTA_PROCESIN_E_VETINGUT_Verifikimi_i_figures_5dfad157f5.pdf

dh) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;

e) informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, ungj/emtë, nip/mbesë, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor. Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton dhe vë në dispozicion të të interesuarve një formular tip për dhënien e këtij informacioni, sipas këtij formati: https://klgj.al/media/d2umenli/vendim-nr-277-dat-01-07-2021-p-%C3%AFr-miratimin-e-formularit-n-%C3%AF-zbatim-t-%C3%AF-nenit-10-t-%C3%AF-ligjit-postuar-m-14-07-2021.pdf

ë) listën e personave të lidhur, të përcaktuar në ligjin për “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Ju bëjmë thirrje të gjithë gjyqtarëve që të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ me qëllim përtëritjen e përbërjes së këtij organi kushtetues me gjyqtarë që garantojnë profesionalizëm dhe besueshmëri.

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese mund të bëhen në adresën elektronike [email protected], si dhe në adresën postare të Gjykatës së Lartë:

Rruga “Ibrahim Rugova”, Nr. 20, 1001, Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese