Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fshatrat e Shkodrës të mbushur me drogë, Policia asgjëson me djegie 2098 bimë dhe fidanë kanabisi: Në pranga autori dhe një 52 vjeçar, e pëson dhe kryeplaku

Shkruar nga Newsbomb
Fshatrat e Shkodrës të mbushur me drogë, Policia asgjëson me
Pamje nga operacioni i Policise Shkoder

Dy raste të kultivimit të drogës janë goditur nga shërbimet e Policisë së Shkodrës, në kuadër të operacionit policor të koduar "Territor i Pastër", në fshatrat Ndrejaj dhe Vukël. Në pranga ka rënë 53 vjeçari si autor i dyshuar i mbjelljes së drogës, një 52-vjeçar për veprën penale "Moskallëzimi i krimit" dhe është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Vukël.

Në njësinë administrative Shosh, në fshatin Ndrejaj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër konstatuan 768 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi P. M., 53 vjeç, banues në fshatin Ndrejaj.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan 80 kubikë të dyshuar cannabis sativa.

Ndërsa, në njësinë administrative Kelmend, në fshatin Vukël, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe konstatuan 1250 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi u konstatua në afërsi të parcelës me bimët narkotike.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 65 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Vukël. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese