Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protestuesi çam bën thirrje kundër qeverisë, Edi Rama e sulmon: Patriot i shtirur! Është dënuar tre herë në Belgjikë për trafik droge

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesi çam bën thirrje kundër qeverisë, Edi Rama e
Kryeministri Rama dhe protestuesi çam

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën që po mbahet prej 27 ditësh kundër projektit në Zvërnec.

Ai ka publikuar fjalën e protestuesit çam Altin Dalipi, i cili mbante veshur një bluzë me mbishkrimin “I love Çamëria” dhe kishte bërë thirrje kundër klasës politike.

Ndërkohë, kryeministri thekson se personi në fjalë është një “patriot i shtirur” dhe se rezulton i dënuar tre herë në Belgjikë për vepra që lidhen me drogën.

Këta që dalin dhe do të dalin në këtë faqe, nuk kanë asnjë lidhje me protestuesit e sinqertë, që nuk kapin mikrofonin, por thjesht kërkojnë të shihen e të respektohen në shqetësimet e tyre”, thekson Edi Rama.

Postimi i plotë:

Ky patriot i shtirur me emrin e Çamërisë dhe me atë zemër groteske në bluzën e porositur për këtë ditë të paharrueshme shërbimi ndaj atyre që e kanë urdhëruar të kapi mikrofonin, kërkon të përmbysë qeverinë e Shqipërisë dhe të shpëtojë atdheun e nxjerrë në shitje nga unë, pasi e ka nderuar emrin shqiptar dhe e ka lartësuar flamurin kombëtar me tre vepra madhore, të cilat protestuesit e sinqertë nuk do të guxonin kurrë t’i imaginonin

Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge

Dhe thonë pastaj mos u merr me protestuesit! Këta që dalin e do dalin në këtë faqe, nuk kanë asnjë lidhje me protestuesit e sinqertë që nuk kapin mikrofonin po thjesht kërkojnë të shihen e të respektohen në shqetësimet e tyre. Këta janë fytyra e errësirës, prej ku ushqehet kjo shfaqje e Shqipërisë më të vjetër, që kujton se gjeti ilaçin magjik për t’u bërë Shqipëri e re

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese