Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gazetarja e njohur shkon sot pasdite në "vendngjarje", i bën "diss" qeverisë me Llixhat e Bënjës: Shihni çfarë kanë bërë (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Gazetarja e njohur shkon sot pasdite në "vendngjarje", i bën
Alma Cupi

Ditët e fundit në media është folur gjerësisht për ndërhyrjet në zonën e Banjave Termale të Bënjës, në Përmet, ku u raportua se vaskat me ujë ishin boshatisur. Lidhur me këtë reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se në zonë janë kryer punime dhe se uji është rikthyer.

Ndërkohë, gazetarja e njohur Alma Çupi ka vizituar pasditen e sotme Bënjën, duke publikuar pamje nga vendi dhe duke kundërshtuar deklaratat e qeverisë.

Sipas Çupit, në zonën e banjave termale është hedhur beton, ndërsa sasia e ujërave termale është pakësuar. Ajo shprehet se, kur krijohet presion, ujërat termale gjejnë një rrugë tjetër për të dalë në sipërfaqe.

"Për hir të së vërtetës, këtu është hedhur beton. Ujërat termale gjatë verës pakësohen. Këtu janë kryer punime dhe gërmime. Kur krijohet presion, ujërat termale gjejnë një rrugë tjetër për të dalë. Për hir të së vërtetës, uji është pakësuar. Këto shkallë janë prej betoni dhe uji gjen rrugë për të kaluar", deklaron gazetarja.

Kujtojmë që në reagimin e tij për ndërhyrjet në zonën e banjave termale të Bënjës në Përmet, Kryeministri Rama i ka cilësuar pretendimet për dëmtimin e këtij destinacioni si një fushatë dezinformimi.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se gjatë 24 orëve të fundit është përhapur me shpejtësi një valë reagimesh në internet, e cila sipas tij është nxitur artificialisht përmes algoritmeve dhe "duarve të huaja", me qëllim manipulimin e opinionit publik.

“Me të njëjtën metodë dhe me “ndihmën” e të njëjtave duar të huaja, që i dhanë algoritmit “dopingun” për një turravrap të paparë në përhapjen e alarmit për flamingot, organizatorët e kësaj trazire që synon të rrëzojë qeverinë e të kthejë mbrapa Shqipërinë”, thekson Rama në postimin e tij.

Më tej kreu i qeverisë nënvizon se në Banjat e Bënjës nuk ka konflikte pronësie, shitblerje apo dëmtim të zonës, por po zbatohet një projekt publik rigjenerimi dhe Rilindjeje Urbane, i cili synon të përmirësojë infrastrukturën dhe shërbimet për mijëra vizitorë e turistë që frekuentojnë këtë destinacion

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese